Gjuha angleze është një gjuhë me orgjinë gjermane dhe rrjedh nga familja e gjuhëve anglo-saksone. Është gjuha e tretë me e folur në botë si gjuhë amtare, pas gjuhës kineze mandarine dhe pas spanjishtes. Askush nuk e kishte pritur që gjuha angleze të arrinte të bëhej gjuha me influencën më të madhe në botë dhe të përdoret si gjuhë franke (gjuhë komunikimi midis dy personave që nuk flasin gjuhën mëmë të njëri-tjetrit) duke lënë pas gjuhën franceze, spanjolle akoma dhe arabe. Për shkak të rrethanave favorizuese, kjo gjuhë që premtonte pak duke filluar që nga drejtshkrimi adsurd tashmë është gjuha më e përhapur në botë. Akoma dhe një anëtar i Akademisë Franceze që konsiderohej armik e anglikanizmave ka thenë "Të flasësh anglisht është domosdoshmëri, të flasësh frëngjisht është privilegj"
Gjuha angleze është gjuha amtare e britanikëve, e amerikanëve të veriut, e australianëve, e neozelandezëve dhe shumë afrikanojugorëve. Është gjuhë zyrtare në shumë shtete por edhe përdoret në shumë shtete të tjera si gjuhë e dytë. India psh, një shtet me më shumë se një miliardë banorë dhe qindra gjuhë dhe dialekte që përdoren atje falë gjuhë së përbashkët angleze arrin të ketë një farë uniteti. Gjuha angleze nuk ka ndonjë autoritet qëndror si gjuha franceze që të merret me riformimin e saj, dhe ndoshta ky fleksibilitet dhe kjo anarki kanë bërë që gjuha të ketë sukses kudo. Kjo gjuhë nuk ka problem të pranojë fjalë të huaja si dhe të krijojë fjalë të tjera.