Gjuha greke

Gjuha Greke


Gjuha greke është një nga gjuhët më të vjetra në botë, e cila shquhet për pasurinë e saj linguistike dhe plasticitetin e saj. Është një gjuhë që i ka dhënë shumë gjuhësisë dhe njerëzimit në përgjithësi. Rëndësia e njohjes së gjuhës greke është mëse e domosdoshme dhe në ditët tona, edhe pse nuk konsiderohet një gjuhë komerciale. Arsyet që dikush duhet të dijë këtë gjuhë janë të shumta, për ne shqiptarët është dhe faktori emigracion, por kjo është arsyeja më banale për të ditur këtë gjuhë po ta krahasojmë më rëndësinë e saj. Gjuha greke ka rreth 3000 mijë vjet që shkruhet dhe përbëhet nga 24 shkronja. Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen nga alfa te omega që do të thotë nga fillimi në fund. Sepse alfa është shkronja e parë e gjuhës greke dhe omega e fundit. Duke patur orgjinë nga alfabeti finikas, gjuha greke shërbeu si si bazë për alfabetin latin dhe më pas atë cirilik.