ARUSHA E MADHE DHE ARUSHA E VOGËL

Arusha e Madhe dhe Arusha e Vogël
ARUSHA E MADHE DHE ARUSHA E VOGËL

            Janë yjësi që shihen në qiell afër Polit Verior të botës. Ngjajnë më shumë me një tigan me bisht, ose me një qerre. Populli ynë i ka quajtur këto yjësi edhe me emrat Qerrja e Madhe dhe Qerrja e Vogël. Yjësitë e Arushës së Madhe dhe Arushës së vogël janë më të njohurat edhe gjenden fare lehtë në qiell çdo natë të kthjellët të vitit. Arusha e Madhe përbëhet nga 7 yje të ndritshëm: 4 prej tyre formojnë një katërkëndësh (“trupin” e Arushës), ndërsa 3 të tjerët formojnë “bishtin”. Në majë të bishtit të Arushës së Vogël gjendet Ylli Polar, që tregon drejtimin e veriut. Për të gjetur me lehtësi Yllin Polar në kupën qiellore, veprojmë në këtë mënyrë: zgjasim me mend vijën që bashkon 2 yjet e fundit të katërkëndëshit të Arushës së Madhe, në 5-fishin e largësisë midis këtyre dy yjeve dhe do të gjejmë Yllin Polar.