Dy fjalë për gjuhën frënge


Informacione të përgjithshme
Gjuhë zyrtare: Francë, Luksemburg, Haiti dhe në 15 shtete afrikane.
Gjuhë bashkëzyrtare: Belgjikë, Zvicër, Kanda.
Si gjuhë e dytë: Marok, Tunizi, Algjeri, Liban, Siri, 
Laos, Kamboxhia dhe Vietnam
Popullsia: Gjuhë amtare e 75 milionë banorëve dhe akoma më shumë e flasin si gjuhë të dytë.
Prejardhja: Kjo gjuhë e ka prejardhjen nga latinishtja.
Alfabeti: Latin

Gjuha franceze është një nga gjuhët më të rëndësishme të botës dhe është në garë se cila nga të dyja do të vendoset si gjuha ndërkombëtare e marrëdhënieve publike dhe diplomacisë.

Përveç Francës, gjuha franceze është e përhapur në shumë zona të Afrikës dhe është gjuhë e dytë jozyrtare e Marokut, Tunizisë, Algjerisë dhe shumë të tjerave.

Gjuha franceze futet në kategorinë e gjuhëve romantike dhe ka orgjinë latine. Fillimisht u shfaqën shumë dialekte por Historia më në fund përkrahu dialektin e Parisit. Edhe pse në shekullin e 20 gjuhën frëngen e la pas gjuha angleze, në shekullin e 17 deri në 19 ajo sundoi në skenën botërore.

Shkrimi i i gjuhës frënge
Alfabeti i gjuhës franceze është i njëjtë me atë të gjuhës angleze edhe pse shkronja W përdoret vetëm për fjalët e huaja. Përdoren thekset dhe shënja të tjera; shkronjës C i vendos bishti dhe bëhet Ç kur ajo pasohet nga shkronjat a, o dhe  për t'u kthyer nga s në k.

Drejtshkrimi i gjuhës frënge pasqyron mënyrën e gjuhës frënge të folur para 4 - 5 shekujsh para dhe nuk na ndihmon në mënyrë të kënaqshme më shqiptimin e tyre. Ka një numër të madh gërmash që nuk shqiptohen veçanërisht në fund të fjalëve. Si për shembull fjala "hommes" shqiptohet "om". Por nëse një bashkëtingëllore në fund të fjalës, e cila në fakt nuk shqiptohet, pasohet nga një fjalë që fillon me zanore atëherë ajo shqiptohet. Dhe sipas këtij fenomeni gramatik që emërtohet "liaison", bashkëtingëllorja bëhet pjesë e rrokjes së parë të fjalës që vijon. Edhe pse gjuha frënge ka mjaft rregulla stabël përsa i përket shqiptimit, tingujt e kësaj gjuhe janë mjaft të vështirë për t'u shqiptuar nga një i huaj i cili përpiqet të flasë me theks francez.



Gjuha frënge