GALAKTIKA

GALAKTIKA

(Nga fjala greke γαλαξίας [galaksias] )

            Dielli dhe Toka jonë i përkasin një bashkësie yjesh dhe planetësh që formojnë Galaktikën tonë. Larg në qiell ekzistojnë edhe bashkësi të tjera yjesh e planetësh. Shumë nga këto galaktika janë tepër larg dhe ne nuk i shohim dot me mjetet e sotme. Numri i tyre është i pafund. Gjithësia përbëhet nga një numër i pafund galaktikash, shumica e të cilave gjenden më shumë se një miliard vjet-dritë larg sistemit tonë diellor. Të gjitha ato kanë përmasa shumë të mëdha, njëlloj si galaktika që ndodhemi ne dhe që përfshin të paktën njëqind miliard yje dhe planetë. Diametri i galaktikës sonë është 100.000 vjet-dritë dhe Dielli ynë gjendet 30.000 vjet-dritë larg qendrës së saj. Këto largësi janë aq të mëdha saqë është e vështirë t’i përfytyrosh.