Përrallë nga e kaluara 1987

PERRALLE NGA E KALUARA 

Viti: (1987)

Zhanri: Komedi 


Regjizor: Dhimitër Anagnosti 


Skenari: Dhimitër Anagnosti  


Bazuar në novelë: Andon Zako Çajupi 


Aktorë: Elvira Diamanti, Admir Sorra, Robert Ndrenika,  Hajrie Rondo, Xhevdet Ferri, Xhemil Tagani, Zef Mosi, Mira Minga, Mimika Luca, Aristotel Stefani, Baftjar Çena, Margo Arseni, Birçe Hasko, Mehdi Malkaj, Lumturi Shtino, I. Lloçka, Ad.Taçi, Al.Taçi, S.Kutali, E.Naçi, E.Mane, I.Idrizi 





Subjekti i Filmit 
Filmi është i bazuar mbi në komedinë “14 vjeç dhëndër “ të A. Z. Çajupit. Në të tregohet historia prekëse por edhe komike në të njëjtën kohë të Gjinos, një djalë 14 vjeçar të cilin familja e detyron të martohet me Marigonë 20 vjeçare. Marigoja nga ana e saj dashuron Trimin një dashuri kjo reciproke e dy të rinjve por që duhet të bëhet fli për hir të “Zakonit”. Në film regjisor Anagnosti ka ditur të ndërthurë mirë skenat e humorit gjirokastritë të përshkruar nga vetë Çajupi, por edhe të përshkruaj me realizëm fatin e gruas shqiptare. Hakmarrja e Marigosë kundër “Zakonit dhe Botës” është çelësi i që ka gjetur autori për të mbyllur këtë  histori me një fund të lumtur nga më klasikët. Interpretimi i aktorëve ku veçohen Robert Ndrenika (Artist i Popullit) në rolin e Vangjelit dhe Hajrie Rondo (Artiste e Merituar) në rolin e Tanës jo vetëm që i kanë rritur vlerat kësaj komedie por edhe e kanë bërë shume të dashur për publikun mbarë shqiptar si një nga komeditë më të arrira të viteve 80-të.



Batuta të ndryshme nga filmi
“Ky është ligji dhe ky është Maliqi. Ligji në dorën e Maliqit mund 
  të jetë kështu…., por edhe kështu…” 
“U poqën fiqtë, Gjino…
Kape fikun Gjino, se po nuk e kape ta kapin të tjerët”
“Gjinoooo fikun gjino 
“Paçin fatin e Marigosë” 
“Të ka vënë gruaja në punë” 
“Njëra thotë hip se të vrava, tjetra thotë zbrit se të vrava” 
“E gjeta Vangjel, e gjetaaa…” 
“Do pi, do dehem, do ta ha turpin me bukë…” 
“Çudia më e madhe tre ditë zgjat.” 
“Për inat të botës” 
“Ata gurë mbase godasin ndonjë dëshmitar të rremë” 
“Është fati im, më ra nga qielli” 
“S’ke ç’i bën gomarit, i bie samarit”
Po bota çka do të thonë? 
Se shpejti do largohem, jua them këtë që të gëzohen ata 
  që nuk më duan, dhe të hidherohen ata që më duan. 
Do t vras jo natën e parë të martesës ju ju djek të gjithëve. 


Çmime e Tituj: 
Çmimi "Naim Frashëri" në 1988 
Çmimi “Aleksandër Moisiu” në 1988 
Çmimi i II-të në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur prej datës 13 deri më 18 prill të vitit 1987 në Tiranë. 
Çmimi i Parë (ex-aequo) në Festivalin Internacional të Filmit në Bondy,Francë më 1990. 
Nga aktorët në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur prej datës 13 deri më 18 prill të vitit 1987 në Tiranë, do të vlerësoheshin: Admir Sorra për rolin e Gjinos me Çmimin "Aktori i vogël më i mirë i filmave shqiptarë", Hajrie Rondo (Artiste e Merituar) me Çmimin e II-të për rolin e Tanës dhe Elvira Diamanti me Çmimin e III-të për rolin e Marigosë


Përrallë nga e kaluara në Internet Movie DataBase