SI TË MËSOJMË NJË GJUHË TË HUAJ

SI TË MËSOJMË NJË GJUHË TË HUAJ

Të flasësh një gjuhë të huaj nuk është diçka aq e thjeshtë dhe po ta zbërthejmë në fakt, ka shumë gjëra për të thënë për këtë çështje. Faza e parë është identifikimi i një gjuhe me pak fjalë të jesh në gjendje që kur të dëgjosh gjuhën që flitet të kuptosh se çfarë gjuhe është. Ky është hapi i parë i mësimit të një gjuhe të huaj, edhe pse në dukje kjo gjë mund të duket e lehtë, por nëse nuk e keni “vrarë” veshin me gjuhën në fjalë është me të vërtetë e vështirë për të kuptuar se cila gjuhë është, aq më tepër pastaj kur ajo gjuhë është në të njëjtën familje gjuhe me një gjuhë tjetër apo që tingëllon njëlloj për një vesh të pa stërvitur.
Hapi i i dytë mësimi i fjalëve, dhe nuk ka rëndësi se në ç’mënyrë, sipas ndonjë radhe apo kategorie, siç të vijnë, secili mund të ketë preferencat vetijake në këtë aspekt, gjithsesi nuk është se keni për t’i mbajtur mend të gjitha. Dmth filloni mësimin e parë të një gjuhe, dhe vazhdoni me mësimet në vazhdim, nuk është e thënë që duket të mësoni 100% fjalët e mësimit të parë të filloni me të dytin. Duhet patur parasysh se jo të gjithë ne kemi të njëjtin shpejtësi, stimulim apo elasticitet në mësimin e një gjuhe të huaj prandaj ju shikoni hapin tuaj dhe vazhdoni përpara.
Hapi i tretë është kur ju tani keni mësuar mjaft fjalë dhe duhet të përpiqeni të kuptoni atë që thuhet në një bisedë. Po e them dhe një herë, mos u përpiqni të kuptoni gjërat fjalë për fjalë, akoma edhe përkthyesit më të mirë në botë mund të gjejnë ndonjë fjalë që nuk e dinë, por kjo nuk do të thotë gjë se askush nuk i di të gjitha fjalët e gjuhës amtare dhe jo më të një gjuhe të huaj. Në këtë fazë duhet të ushtroni veshin sa më shumë duke dëgjuar për të kuptuar sa më shumë që të jetë e mundur.
Hapi i katërt do të thoja është më i rëndësishmi nga të gjithë, por dhe më i vështiri. Sepse tre hapat e para mund t’i keni bërë thjesht në mënyrë pasive psh duke parë televizor filma italianë apo spanjollë edhe keni arritur pa bërë ndonjë përpjekje të identifikoni gjuhën (hapi i parë), të mësoni mjaft fjalë (hapi i dytë) dhe të jeni në gjendje të nxirrni kuptim nga ato që thuhen (hapi i tretë). Me pak fjalë është ajo fraza që themi “kuptoj, por nuk flas dot”. Dhe të kuptosh por të mos flasësh dot nuk do të thotë se e di një gjuhë, dhe në fakt është krim nëse ndodhesh në këtë nivel edhe nuk përfiton nga rasti për të avancuar dhe mësuar gjuhën. Në hapin e katërt, jeni ju që flisni tashmë, me ato fjalë që dini, të shprehni veten tuaj dhe ato që doni të thoni. Mos e vrisni mendjen për gabimet, sepse po nuk bëtë gabime nuk keni për të mësuar, të gjithë kanë bërë gabime. Flisni sa më shumë, praktikohuni sa herë që keni mundësi. Dhe me kalimin e kohës keni për të parë ndryshim.
Hapi i pestë është të leximi shkrimi dhe gramatika. Edhe pse në fakt unë personalisht do t’iu këshilloja fuqimisht që në monentin kur mësoni në fjalë të re, të mësoni njëkohësisht edhe drejtshkrimin e saj. Me mësimin e gramatikës dhe rregullave drejtshkrimore ju keni mundësinë të sistemoni më mirë ato që keni mësuar edhe t’i keni një këndveshtrim më të qartë për gjuhën që po mësoni sepse tani po mësoni shkaqet dhe arsyet e shumë gjërave që nuk dinit më parë. Pra jeni në këtë moment që mund të themi se po filloni të flisni një gjuhë të huaj. Mësimi i një gjuhë asnjëherë nuk mbaron por sa vjen dhe avancon dhe ngrihesh gjithnjë, në një nivel më lartë e më të sofistikuar.

Nuk do t’iu gënjej por në hapat e para, por mësimi i një gjuhe të huaj bëhet përmendësh sidomos i fjalëve, sepse përsa i përket gramatikës dhe sintaksës normale që është diçka më me llogjikë sepse ka rregulla, norma dhe përjashtime të cilat pasi të jenë përvetësuar ju ndihmojnë të flisni saktë dhe pa gabime gjuhën jeni duke mësuar, edhe pse nuk është aq e lehtë. Gjithsesi ju mos u dekurajoni sepse po patët dëshirë dhe këmbëngulje mund të mësoni cilëndo gjuhë. Dhe më e bukura është se, nëse mësoni një gjuhë, e keni më të lehtë të mësoni një të dytë.