Titulli i Orgjinalit: Velikiy voin Albanii Skanderbeg
Ndryshe i njohur: Skanderbeg, Ritter der Berge
Viti: 1953
Regjia: Sergej Jutkeviç
Skenari: Mikhail Papava
Muzika: Georgi Sviridov, Çesk Zadeja
Aktorë: Akaki Khorava, Besa Imami, Adivie Alibali, Semyon Sokolovsky, Veriko Andjaparidze, Georgi Chernovolenko, Naim Frashëri, Oleg Zhakov, Aleksandr Vertinsky, Sergo Zaqariadze, Vladimir Belokurov, Vahram Papazyan, Marie Logoreci, Boris Tenin
Subjekti i filmit:
Ky është një film historik për jetën e heroit kombëtar Skënderbeun. Është një bashkëprodhim shqiptaro-rus, dhe është filmi i parë që është prodhur me rusët. Aty flitet për pushtimin e Shqipërisë nga turqit, marrjen peng të fëmijëve të Kastriotit në Stamboll. Më vonë Gjergji rritet dhe rikthehet në Shqipëri ku me zgjuarsinë e tij merr pa luftë kështjellën e Krujës. Më vonë do të përballet me sulmet e vazhduara të turqve për shumë vite me radhë, por ajo që do ta lëndojë në shumë është tradhëtia e të nipit të tij Hamzait.
Çmime:
Regjizori Sergej Jutkeviç ka marrë 2 çmime ndërkombëtar në Kanes në 1954 si filmi më i mirë.
Ka qënë i kandidat për çmimin e madh të festivalit të Kanës.
Batuta:-A don ti me i luftu turqit?
-Du!
-E rëndë.
Postera të ndryshme: