Çfarë është dashuria? Kjo është çështja! Më duket nuk kemi për ta ditur ndonjëherë... Ajo që dua të them është se ne e përjetojmë atë, e ndjemë (nëse jemi me fat),
por askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë është dashuria... Dhe kur them dashuri, nënkuptoj tërësinë e saj si koncept dhe jo vetëm dashurinë romantike dhe fizike
midis një burri dhe një grua, por akoma edhe për këtë nuk dimë shumë. Ekzistojnë shumë teori, dhe mjaft prej tyre na tingëllojnë mjaft mirë, ka pikëpamje filozofike,
pikëpamje fetare, pikëpamje artistike akoma edhe shkencore, por tashmë jetojmë në botën e dyshimit dhe asnjë nuk ta mbush mendjen dhe asgjë nuk ka kuptim më...
Gjithsesi do të shkoja me këndveshtrimin shkencor, e di që tingëllon ftohtë kjo por nëse duam të zbulojmë të vërtetën duhet të shkojmë hap pas hapi dhe të ndërtojmë
një besim të qëndrueshëm se çfarë është dashuria.
Pra, kemi reaksione kimike në trup dhe këtë nuk e vë askush në dyshim, mund të themi se përbërësi bazë i dashurisë nuk janë veçse sinapset të cilat janë shumë saldime
bioelekrike në tru.
Me njohuritë e mia në biologji kaq mund të them, por kjo është ana "materjale" (ose hardware nëse do të flisnim si informaticien). Kjo nuk është dashuria
sepse ne nuk e perceptojmë kështu, sepse ne në fakt nuk e dimë fare se kjo gjë po ndodh brenda nesh...
Ka mundësi të jetë energji, e ngjashme me aureolën, dhe kur ndjen dashuri aureola e trupit të jetë e ngrohtë, dhe kur nuk ndjen të jetë e frohtë.
Pra ç'është dashuria? Është diçka kimike, hormonale, bioelektricitet, aureolë, energji? As gjë nuk e vë në dyshim që nuk kemi për ta kuptuar në një ditë, në një artikull
për të mos thënë asnjëherë. Gjithsesi do të doja të dija se çmendoni ju për këtë.