Kulla Hanoi



Kulla Hanoi është një lojë e mendjes e cila bazohet në përllogaritjet matematikore të trurit. Kjo lojë përbëhet nga tre shkopinj (kulla) dhe një numër disqesd të cilat përcaktohet nga personi që do të luajë lojën, të cilat disqe përqaktojnë dhe vështirësinë e lojës. Qëllimi i i lojës është që të kalojnë disqet nga kulla numër një në kullën numër tre; dhe rregulli kryesor është që një disk i madh nuk mund të vendoset mbi një disk të vogël dhe mund të lëvizim vetëm një disk. Për
ata që e luajnë këtë lojë për herë të parë duket lojë që nuk zgjidhet por kjo në fakt është një lojë e thjeshtë. Loja me 3 disqe zgjidhet me 7 lëvizje, me 4 disqe me 15 lëvizje, me pesë disqe
me 31 lëvizje, me 6 disqe me 63 lëvizje e kështu me radhë. Kjo lojë bazohet në një legjendë të vjetër në një tempull në Indi ku në të ishin 64 disqe, dhe miti thotë pasi të përfundonte loja do të vinte fundi i botës, kjo ishte për shkak të numrit stratosferik të kombinimeve nëse do të zgjidhej ndonjëherë kjo me kaq shumë disqe do të duheshin mbi 500 miliardë vjet. Është lojë mjaft zbavitëse dhe stimuluese për trurin, mirë është që t’ju prezantohet edhe fëmijëve në moshë të vogël që të nxittë trurin në zgjidhjen e problemeve. 

Kjo lojë përdoret gjerësisht edhe në kërkime psikologjike por edhe në neuropsikologji.
Kjo loje mund të luhet online ketu.