Shqiperia dhe Kosova



Welcome to the Republic of Kosova
Republic of Kosova
Pak kohë më pare krejt prapritur shefi më tha se duhet të shkonim në Kosovë për një takim pune. Të them të drejtën kam udhëtuar mjaft por në Kosovë nuk kisha patur rastin ende të shkoja kështu që me pëlqeu ideja e vajtjes në Kosovë. Dhe kishte shumë kohe që deshiroja të shkoja, aq më tepër që tani, Kosova është, si të thuash, koka e dytë e lirë e shqiponjës në flamur. Por të them të drejten nuk e dija çfarë më priste dhe çfarë do të shikoja atje. Udhëtuam përgjatë rrugës së kombit e cila hyn shumë në punë përsa i përket bashkimit të dy krahinave. Dhe ja më në fund, pak kilometra kishin ngelur dhe iu afruam Kosovës, isha shumë kureshtar, në fakt, më erdhi mirë me të vërtetë sepse nuk mu desh te kisha me vete pashportën kështuqë nuk më dukej sikur po futesha në një vend te huaj. Ndryshimi në fakt ishte mjaft i dukshëm sepse sapo kaluam kufirin, rrugët ishin të një standarti europian dhe mund të them me plot gojë nuk i mungonte asgjë. Një SMS erdhi në celularin tim dhe më përshkroi një ndjenje e papërshkureshme  kur lexova "Welcome to the Republic of Kosova, PTK-VALA wishes you a pleasant stay".

Edhe pse ka vite që Kosova
është bërë republikë e pavarur ndjeva një mallëngjim. Arsyet ishin të shumta, një prej tyre ishte dhe fakti që po shkonim në Prizren, vendi ku në 10 Qershor të 1878 u mbajt Lidhja e Prizrenit, tjetër arsye është fakti se me orgjinë jam dhe nga zona e Frashërit prej nga ishte dhe Sami Frashëri. Prizreni më pëlqeu shumë edhe pse koha nuk premtonte të bënim turizëm por iua rekomandoj të gjithë shqiptarëve të shkojnë të pakën një herë ne jetën e tyre atje. Një qytet i bukur, i pastër dhe me njerëz mikpritës. Gjatë kohës së luftës kisha njohur një kosovare e cila e cila më tregonte tmerrin e luftës dhe çfarë kishin hequr gjatë gjithë këtyre viteve. Isha i vogël atëherë por dhimbjet e asaj vajze dot nuk i harroj. Në fakt politika shqiptare përsa i përket Kosovës ka lënë gjithnjë për të dëshiruar, u la pas dorë në kohën e diktatures, dhe fjala Kosovë ishte një fjalë e ndaluar, nuk flitej në shkolla, nuk përmendej fare, sikur te mos ekzistonte, akoma dhe une që jam i një brezi më të ri që vetëm klasa e parë më kapi në komunizëm, akoma dhe ne nuk kemi bërë në shkollë mësime për Kosovën. Pas viteve 90 dhe demostratave që bëheshin në Jugosllavi, i kam në mendja të gjalla fillimet e protestave dhe të dhunës policore që ndodhnin atje. Rëndësi ka që këto janë prapa nesh dhe duhet te shikojmë përpara (pa harruar asnjëherë historinë normalisht), të krijojmë një jetesë më të bukur dhe të zgjidhim ato probleme që kanë ngelur për t'u ngjidhur me fqinjet tanë nëpërmjet dialogut. Kur punoja si recepsionist në një hotel këtu në Durrës, në të cilin shumë prej pushuesve ishin kosovarë, njëri prej tyre po shikonte një hartë që kishim vendosur, dhe u ankua sepse harta europiane që kishim vendosur edhe pse e kishte Kosovën më vete nuk e kishte flamurin e saj. Në fakt as unë nuk e kisha vënë re një gjë të tillë, dhe për një sekontë u zura ngushtë por pastaj i thashë flamuri i Kosovës është një flamur formal për të huajt, se Kosova s'ka flamur tjeter por flamurin dykrenar shqiptar. Ai u gëzua, qeshi dhe me përqafoi. Të thuash kosovar është njëlloj sikur te thuash lab, mallakastriot, dibran, korçar, çam s'ka rëndësi. Jemi një komb, flasim një gjuhë, ne kemi shumë për të mësuar nga kosovarët dhe kosovarët nga ne, kaq vite kemi qënë të ndarë, si djali që shkon për shumë vite në kurbet dhe kthehet i rraskapitur në gjirin e familjes, kemi shumë gjëra për t'i treguar njeri-tjetrit.