Anasoni Bimë Mjekësore

Bime mjekesoreAnasoni
(latinisht Pimpinella anisum)
Frytet e anasonit përmbajnë esencë të pasur me atenol dhe estragol. Përdoren kundër ngërçeve të muskujve të stomakut dhe të zorrëve; gjithashtu ndihmojnë në largimin e gazeve nga zorrët dhe nxisin prodhimin e lëngjeve nga të gjitha gjëndrat, përfshi edhe ato të qumështit. Meqënëse ecenca e anasonit dalin jashtë edhe nëpërmjet frymëmarrjes, ndikon edhe në pastimin e këlbazëve nga rrugët e frymëmarrjes. Anasoni përdoret për çrregullimet e stomakut dhe të zorrëve, në mënjanimin e gazeve nga zorrët, kundra kollës dhe pezmatimet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ndikon edhe në prodhimin e qumështit te gratë me gji.

Bime mjekesore
Bime mjekesore
     Farat e anasonit

Përgatitja dhe përdorimi:
(Fryte)
Në një enë hidhen 4 lugë kafeje fryte anasoni të copëtuara, shtojmë një filxhan çaji me ujë zien. Ena mbulohet me kapak dhe lihet për 15-20 minuta. Lëgu kullohet dhe pihet. Merren deri në 3 doza në ditë.

Ruajtja:
Farat ruhen në një enë të mbyllur mirë, në vend të freskët dhe të thatë, për 18 muaj.

Emërtimi i anasonit në gjuhë të huaja:
anglisht: anise
greqisht: γλυκάνισος
italisht: anice
gjermanisht: anis
frëngjisht: anise
rusisht: анис
serbisht: анис
suedisht: anis
spanjisht: anís
hollandisht: anijs
finlandisht: anisruoho
danisht: anis
turqisht: anason
rumanisht: anason