Agjinarja - Bimë mjekësore

Agjinarja
(latinisht Cynara scolymus)
Gjethet e agjinares përdoren kryesisht për sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Substancat e saj, nxitin prodhimin e tëmthit, dhe zbrazjen e tij. Përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit. Vepron në metabolizmin e koleterinës, të uresë, dhe nxit urinimin; duke ndihmuar në veprimtarinë e veshkave për të lehtësuar urtikariet dhe të krojturit. Këshillohet për sëmundjet me rritje të kolesterinës në gjak dhe veçanërisht në aterosklerozë. Ul sasinë e sheqerit në gjak, dhe jep rezultate të mira në disa forma të diabetit. Jep rezultat dhe në albuminurinë kronike. 








Përgatitja
(Gjethe)
Në fillim të kurës përdoret një lugë gjelle (më pas dy lugë). Substanca e grimcuar zihet 20 deri në 30 minuta në një enë me një gotë uji. Lëngu kullohet dhe pasaj pihet. Merren 3 doza të tilla në ditë. Kjo kurë zgjat rreth një muaj, pastaj ndërpritet dhe rifillohet në rast nevoje. 

Ruajtja
Në vende të thata gjethet e agjinares e ruajnë efektin për 18 muaj.

Emërtimi i agjinares në gjuhë të huaja:
anglisht: artichoke
greqisht: αγκινάρα
italisht: carciofo
gjermanisht: artischocke
frëngjisht: artichaut
rusisht: артишок
serbisht: артичока
suedisht: kronärtskocka
spanjisht: alcachofera
hollandisht: artisjok
finlandisht: artisokka
danisht: artiskok
turqisht: enginar
rumanisht: anghinare