Bime Mjekesore - Akja

Akja 
(latinisht Helichrysum arenarium) 


Kjo bimë mjekësore ka vitaminë C, karoten, derivatin, fitoncide e shumë substanca të tjera  që nxitin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike. Përdoret për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Lulet e Akjes përdoren edhe për sëmundjet e rrugës së frymëmarrjes, si dhe për të nxitur urinimin. Nëse kombinohet me bimën e Pelinit dhe Bishtamithit bëhet më e efektshme për prodhimin e tëmthit. 





Përgatitja dhe përdorimi:
(Lulet)
Një lugë kafeje nga kjo bimë, hidhet në një enë ku  shtohet një gotë ujë që valon. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Lëngu kullohet dhe më pas pihet. Mund të pini nga 1 deri në 3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë radhazi.

Ruajtja
Substancat e kësaj bime ruan veprimin e saj për 18 muaj.

Emërtimi i akjes në gjuhë të huaja:
anglisht: dwarf everlast
greqisht: 
italisht: 
gjermanisht: sand strohblume
frëngjisht: 
rusisht: бессмертник песчаный
serbisht: cмиље
suedisht: hedblomster
spanjisht: pluma de príncipe
hollandisht: strobloem
finlandisht: 
danisht: gul evighedsblomst
turqisht: 
rumanisht: