Aguliçja
(latinisht Primula officinalis)
(latinisht Primula officinalis)
Kjo bimë mjekësore përdoret kundër të ftohurit, ndihmon në nxjerrjen e këlbazës, përdoret kundër enfizemës së mushkërive si dhe bronkiteve akute apo kronike. Përdoret për të lëngëzuar dhe larguar sekrecionet e bronkeve në bronkite dhe peumoni. Është edhe qetësues në pagjumësi, për shqetësimet nervore, për dhimbjet e kokës, kur keni marrje mendsh, për çrregullime në tretje. Ka përdorim për sëmundjet e veshkave dhe fshikëzës urinare.
Përgatitja
(Lule dhe rrënjë)
Një lugë gjelle nga bima hidhet në një enë dhe përvëlohet me një
gotë ujë që zien. Pastaj ena mbulohet me kapak, lihet 15-30 minuta dhe më pas
kullohet. Lëngun mund ta ëmbëlsoni sipas dëshirës dhe e pini të ngrohtë. Në një
ditë merrn 2-3 doza të tilla.
Ruajtja:
Substancat e kësaj bime ruhen
në vende të thata dhe të ajrosura për 18 muaj.
Emërtimi i aguliçes në gjuhë të huaja:
anglisht: cowslip
greqisht:
italisht: primula odorosa
gjermanisht: echte schlüsselblume
frëngjisht: primevère officinale
rusisht: первоцвет весенний
serbisht:
suedisht: gullviva
spanjisht: primula veris
hollandisht: ulden sleutelbloem
finlandisht: k evätesikko
danisht: hulkravet kodriver
turqisht:
rumanisht: