(latinisht Urtica dioica)
Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat acidi të amonit, tanine, acid fromik, glukokinina, klorofil, karotina, vitaminë, B2, A, C dhe K, acid pantonik, kripëra të potasit, silicium, acetilkolinë, histaminë, serotinë.
Hithra përdoret për ndalimin e hemorragjisë, kundër anemisë, ndihmon në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, në formimin e dhe sekretimin e qumështit. Këshillohet dhe si mjet diuretik në edezma dhe pezmatime të rrugëve të urinës dhe rumatizmës.
Vepron si mjet ndihmës edhe në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit. Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina, prandaj këshillohet në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina.
Hithrat e reja mund të përdoren si perime për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve, si dhe kundër anemisë. Hithrat e freskëta dhe të rritura, përdoren në reumatizëm, si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë. Përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemave.
Përgatitja dhe përdorimi:
Një lugë supe me gjethe të grimcuara zhytet në një gotë me ujë, zihet 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Merren 1 deri në 3 doza në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës me mjaltë apo sheqer.
Ruajtja:
Substanca hithës e ruan veprimin për 18 muaj dhe mbahet në vende të thata.