Si të zgjatemi |
Si të zgjatemi
Në fakt kjo është me të vërtetë diçka serioze
dhe nuk mund të kemi një përgjigje apo një zgjidhje të pranuar nga të gjithë
sepse në të luajnë shumë faktorë të cilët do t'i marrim me radhe por po jua
them që ne fillim nuk mund tju jap dot fjalën për asgjë sepse kjo gjë në fakt
duhet filluar të ekzaminohet që në moshë të vogël. Ok pra le të merremi që
faktorët bazë:
Gjatësia është diçka kyçe në jetën tonë, për
shumë arsye. Një nga faktet kryesore të gjatësisë që të gjithë e dini mirë
është ADN-ja, dhe për fat të keq kjo është diçka që nuk mund ta ndryshojmë,
statistikat tregojnë se një fëmijë i gjinisë mashkullore mesatarisht është 7
centimetra më i gjatë se mesatarja e
prindërve të tij, kurse një fëmijë i gjinisë femërore është 7 më i shkutër.
Le të marrim një shembull, nëse mamaja është 165
centimetra dhe babai 175 centimetra mesatarja është 170 centimentra dmth djali
është 177 centimetra kurse vajza 163 centimetra (mos harroni se kjo është
mesatarja dhe se nuk është e prerë me thikë sepse vëllezërit do të kishin
gjithmonë një gjatësi dhe motrat po ashtu...)
Unë kam një teori, sejcili nga ne ka një gjatësi
maksimale që mund të arrijë dhe shpesh herë besoj se për shumë arsye ne nuk e
arrijmë gjatësinë optimale që na takon. Dmth.:
nëse ata sipër ishin prindërit e mi dhe gjatësia ime është 160 centimetra kjo
do të thotë se nuk e arrita gjatësinë time optimale, por nëse jam 177 ateherë kam
arritur maksimumin tin (por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëhesh edhe më i
gjatë)
Një faktor të cilit nuk i japin shumë rëndësi
njerëzit është ushqimi. Është vënë re se ushqimi ka rëndësi të madhe përsa i përket
gjatësisë së njeriut. Shumë njerëz bien dakort shumë të tjerë nuk bien. Por le
të shohim një fakt dihet se në shekujt e kaluar njerëzit kishin një dietë më të
varfër dhe si rrjedhojë është fakt se kanë qënë më të hkurtër se njeriu i
sotëm, kurse aristokratët që përsa i përket tryezës e kishin gjithnjë plot dhe
si rrjedhojë ishin më të gjatë. Më ndryshimin e dietës normale që dryshoi dhe gjatësia e njeriut duke i rritur. Puna qëndron këtu, cilat ushqime atëherë ndikojnë më shumë në zgjatjen e njeriut? Edhe për këtë ka përgjigje, është vënë re gjatësia mesatare e popujve të ndyshëm si dhe dieta e tyre dhe është konkluduar se popujt që konsumojnë më shumë bulmet janë më të gjatë se ata që nuk konsumojnë.
|
Dmth nëse fëmijën tuaj që në moshë të vogël nuk
i ndani nga tryeza qumshtin, djathin, dhe produktet e tjera të bulmetit ju po e
ndihmoni atë jo vetëm të ketë një shëndet të fortë dhe të marrë dobitë e tjera
që të japin këto produkte por edhe të arrijnë gjatësinë e tij maksimale.
Dhe së fundi janë jeta jonë varet shumë dhe nga
aspekti aktiv i saj, me pak llafe aktivitet sportive dhe profesioni që
zgjedhim. Trupi i njeriut është si një llastikë që mund të zgjatet apo të
shkurtohet në varësi të asaj që ne bëjmë, aq më tepër nëse këto bëhen kur jemi
në moshë të njomë, rezultatet mund të jenë katastrofale nëse djalin e lemë të
bëjë shtanga dhe vajzën aerobi të sinkronizuar. Është vënë re se në profesione të
ndryshme kur njerësit përdorin vetëm një dorë dhe dora psh bën vazhdimisht
tendosje, këta njerëz me kalimin e kohës dorën që përdorin më shumë e kanë disa
centimetra më te gjatë se dora që nuk përdoret, kjo tregon se me ushtimine,
sforcime apo sport njeriu mund të arrijë të zgjatet nga 5 deri ne 7 centimetra
ndoshte edhe pak më shumë.
Pra
sportet që
ndihmojnë, patjetër që janë basketbolli, volejbolli noti, hedhja në litar.
Si të zgjatemi - Si te zgjatem