Kilet e tepërta - Si të humbasim peshë?
Pikë së
pari dua të them se është është e gabuar të quhet "shëndeti i tepërt"
sepse kilogramët e tepërt, vetëm shëndet nuk janë. Por mos u trishtoni nga kjo
sepse në radhë të parë ka rëndësi ana shëndetësore e njeriut dhe më pas ajo
estetike. Dmth nëse ju jeni rehat
me veten tuaj me mënyrën sesi dukeni si dhe
nga ana shendetësore nuk keni asnjë problem atëherë çdo gjë është në rregull,
rëndësi ka që pesha të mbahet nën kontroll. dhe ky është sekreti. Ky është
sekreti për të gjithë të mbash nën kontroll fillimisht peshën aktuale që ke
(dmth në fillim të muajit dhe në fund të kesh të njëjtën peshë) Thjesht
mendoni, është vënë re që njerëzit në ditët e festave, nga që abuzojnë me të
ngënët mund të vënë deri në pesë kilogram apo ndoshta më shumë. E keni menduar se
sa kohë duhet trupit për t'i humbur këto kile?
JO të
gjithë njerëzit janë njëlloj, ka shumë faktorë për shtimin në peshë. Po
fillojmë me gjenetikën shumë njerëz janë më të prirur se të tjerët për të vënë
kile sepse ka ato gene të cilët kanë atë tendencë, sikurse shumë të tjerë kanë
genet që edhe sikur të abuzojnë vazhdimish me ushqimin e kanë të vështirë të
shtojnë qoftë dhe një kile, por kjo është diçka që nuk është në dorën tonë dhe
që është thjesht diçka me të cilën jemi lindur dhe nuk mund ta ndyshojmë.
Një
faktor tjetër është metabolizimi, një metabolizëm më i shpejtë ndihmon me
tretjen e ushqimeve pra dhe në mos shtimin në peshë. Edhe metabolizmi është
diçka e lindur por ama mund të nxitet dhe stimulohet me mënyra të ndryshme, gjë
për të cilën do të flasim ndonjë herë tjetër. Psh. meshkujt e kanë metabolizmin
më të shpejtë se femrat.
Mënyra
e të jetuarit ka shumë të bëjë sepse nëse bëni një jetë pasive keni një humbje
dyfish sepse jo vetëm që trupi nuk është në lëvizje dhe nuk e ndihmojmë të
harxhojë energji por duke ndenjur në shtëpi hamë dhe më shumë.
Ushqimi
normalisht është është dhe ai një faktor bazë por për ushqimet do të flasim gjerësisht ndonjëherë tjetër.
Dhe i fundit stresi. Stresi është diçka që zakonisht
ndikon në humbjen e peshës por ka raste që stresi dhe depresioni bën që të vëmë
peshë. Stresi gjithashtu bën ndikon edhe në mënyrë anësore. Psh duke parë që je
mbipeshë stresohesh, duke qënë i stresuar dhe i mërzitur gjen ngushëllim duke
ngrënë më shumë, dhe duke ngrënë më shumë shton në peshë më shumë, duke shtuar
më shumë stresohesh persëri, dhe fillon prapë nga e para ky qark i mbyllur.