Dy fjalë për gjuhën gjermane.
Gjuha gjermane, siç mund ta dini shumë mirë, një nga gjuhët më të folura në botë, e cila është pjesë e e gjuhëve gjermanike, dhe është gjuha e dhjetë më e folur në botë. Gjuha gjermane është gjuhë zyrtare në Austri, Gjermani, Luksenburg, Lihtenshtajn, Zvicër, në krahinën e Bocanos në Itali, si dhe në Belgjikë. Gjithashtu flitet si gjuhë minoritare në Rusi, në Sllovaki, në Rumani dhe në Poloni. Edhe pse ka shumë të përbashkëta me gjuhën angleze, meqënëse si gjuha angleze, ashtu edhe gjuha gjermane, janë në të njëjtën familje linguistike, gjuha gjermane ndryshon nga gjuha angleze sepse ajo është një gjuhë që lakohet si emrat edhe foljet. Është një gjuhë e cila është shumë e rreptë përsa i përket rregullave gramatikore dhe sintaksore në ndryshim me gjuhën angleze.
Cilat janë arsyet për të mësuar këtë gjuhë? Arsyet për të mësuar gjermanisht janë të shumta, fillimisht një arsye është emigracioni, sepse dihet shumë mirë që një nga shtetet më të preferuara (jo vetëm) nga shqiptarët është Gjermania. Nëse jeni emigrant apo mendoni të emigroni në Gjermani ju duhet me patjetër ta mësoni këtë gjuhë sado e vështirë mund të jetë sepse siç mund ta dini shumë mirë është shumë e rendësishtme të dini gjuhën e vendit ku banoni jo vetëm për komunikim por edhe për të patur mundësi më të mira pune dhe integrimi në shoqërinë gjermane. Një tjetër arsye është studimi në ndonjë universitet të Gjermanisë. Nëse do ti ndanim apo kategorizonim gjuhët sipas sektorëve profesionalë gjermanishtja është padyshim gjuha e inxhinjerisë. Nuk mund të jesh një inxhinjer në botë edhe të mos dish gjermanisht sepse siç mund ta dini mjaft mirë pika më e fortë e Gjermanisë është inxhinjeria dhe teknologjia, gjithashtu edhe psikologjia sepse Gjermania ka nxjerrë psikologë me emër. Një tjetër veçori e Gjermanisë dhe gjuhës gjermane është dhe muzika klasike, nëse jeni të apasionuar të muzikës klasike duhet ta dini shumë mirë që Gjermania ka lënë gjurmë me kompozitorët e saj të famshëm, për të mos harruar pastaj edhe filozofët e saj modernë të cilët kanë sjellë mjaft me pikëpamjet e tyre. Pra cilado qoftë aryeja për të mësuar këtë gjuhë të komunikosh në një gjuhë të huaj është gjë e madhe dhe shpesh herë nuk është e lehtë kërkon kohë dhe mund, është si një pasaportë që të lejon të hysh në botën e të tjerëve duke komunikuar me ta, dhe aq më tepër kur e bëni këtë në gjuhën e tyre.